13 Qershor 2024, 09:01
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ARGJENTINA- Policia në Buenos Aires ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit jashtë Kongresit, përpara se ligjvënësit të jepnin miratimin fillestar për reformat e shkurtimit të buxhetit në Senatin e vendit. Protetuesit të cilët thonë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas, kanë hedhur benzinë dhe gurë, duke djegur një makinë. Ndërkohë, një numër njerëzish u raportuan të plagosur.
Bëhet e ditur se paketa e reformës, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë, Javier Milei, për të ringjallur ekonominë, përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike, uljen e pensioneve dhe zvogëlimin e të drejtave të punës. Por, masat po kundërshtohen nga partitë politike të majta, sindikatat dhe organizatat. Projektligji me 328 artikuj tani do të shqyrtohet pikë për pikë përpara se të pritet miratimi i plotë i tij. Më pas do të kthehet në dhomën e ulët për të kaluar votimin final.
Përplasjet shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të shkonin drejt Kongresit, me disa prej tyre që hidhnin gurë mbi policinë. Të paktën pesë deputetë të opozitës dhe 20 oficerë policie u shtruan në spital, ka noftuar ligjvënësja Cecilia Moreau. Gjithashtu, janë arrestuar 15 të tjerë.
“Ne nuk mund të besojmë se në Argjentinë ne po diskutojmë një ligj që do të na kthejë 100 vjet mbrapa”, tha Fabio Nunez, avokat.
Zyra e presidentit argjentinas, Javier Milei, lëshoi një deklaratë duke falënderuar forcat e sigurisë për shtypjen e atyre që i përshkroi si “terroristë”.
“Ne do të ndryshojmë Argjentinën, do ta bëjmë atë vendin më liberal në botë”, tha Milei në një konferencë në Buenos Aires.
argjentina
Bota
13 Qershor 2024, 08:32
N.F
Piktura
ANGLI- Një pikturë shumë e lakmuar nga mjeshtri i Rilindjes "Titian" që u vodh në vitin 1809 dhe më pas në 199...
Bota
13 Qershor 2024, 08:25
M.B
Flamujt e vendeve të G7-ës.
ITALIA- Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u pajtuan të ...
Bota
13 Qershor 2024, 08:13
M.B
Liderët europianë
BRUKSEL- Për qendrën e majtë të Evropës, ishte natë ferri. Liberalët dhe të Gjelbë...
Bota
13 Qershor 2024, 08:11
N.F
Foto ilustruese
EUROPË- Spiunët rusë u zbuluan në disa vende të BE-së. Shërbimi sekret gjerman beson se ata po operojn&e...
Bota
13 Qershor 2024, 07:50
N.F
Macron
FRANCË- Franca është në rrugë të mbarë për tërheqjen e investimeve në teknologjinë e inteligj...
Bota
13 Qershor 2024, 07:44
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, numri i njerëzve të detyruar të largohen nga sht&e...
Bota
13 Qershor 2024, 07:42
M.B
Aeroplanët F-16 dhe F-15 duke fluturuar mbi rafineri të djegura të naftës në Irak, gjatë Luftës së Gjirit, më 199...
Bota
13 Qershor 2024, 07:34
N.F
Foto ilustruese
EUROPË- Një rritje e përdorimit të kokainës vërehet në Evropë, ku është dr...
Bota
13 Qershor 2024, 07:27
N.F
Osmani
MAQEDONI- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në largim, Bujar Osmani së fundmi ka theksuar...
Bota
13 Qershor 2024, 07:23
M.B
Kapitoli, selia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i pë...