Sport

Gennaro Gattuso del sërish në skenë, do të ulet në stolin e Hajduk Splitit

Pa një klub që nga koha e tij në Olympique Marseille, trajneri italian Gennaro Gattuso sapo është emëruar në pankinën e Hajduk Split, në Kroaci.

13 Qershor 2024, 08:30 Nga DOSJA
Gennaro Gattuso del sërish në skenë, do të ulet në

KROACI - Gennaro Gattuso do të shkojë në Kroaci. Ish-trajneri i Olympique Marseille së fundi, këtë të mërkurë zyrtarisht u bë trajner i Hajduk Splitit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.

46-vjeçari italian kishte qenë pa klub që kur u largua nga Marseille shkurtin e kaluar. Ai mori pjesë vetëm në 24 ndeshje me OM, ku arriti nëntë fitore përpara se të shkarkohej nga klubi francez pas rezultateve të dobëta.

Kampioni i botës italian më 2006 arrin në krye të një ekipi të dashur për një tjetër ish-trajner të Marseille: Igor Tudor, të cilin ai e zëvendësoi.

Kroati, i lindur në Split, kishte luajti në klubin e qytetit të tij dhe më pas e drejtoi atë për shumë vite. Hajduk Splitit përfundoi në vendin e tretë në kampionatin e kaluar kroat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HNK Hajduk Split (@hnkhajduk)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll