Sport

“Euro 2024”/ Holanda ‘e mallkuar’ nga dëmtimet, Koeman thërret Joshua Zirkzee

Sulmuesi i Bolognës, Joshua Zirkzee do t'i bashkohet kampit stërvitor të Holandës në Gjermani. Ai kompleton grupin e Ronald Koeman pas dëmtimit tjetër të Bryan Brobbey.

13 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Holanda ‘e mallkuar’ nga dëmtimet,

GJERMANI - Problemet vazhdojnë për Holandën. Pas Frenkie De Jong dhe Teun Koopmeiners, ishte edhe sulmuesi Bryan Brobbey ai që u dëmtua pak ditë para “Euro2024” në Gjermani (14 qershor-14 korrik).

Nëse ai nuk është ende jashtë garës, sulmuesi i Ajax Amsterdamit mbetet më shumë se i pasigurt dhe dëmtimi i tij e shtyu trajnerin Ronald Koeman të mos rrezikojë por të thërrasë Joshua Zirkzee (23) si përforcim.

Sulmuesi i Bolognës pati një sezon të mrekullueshëm nën drejtimin e Thiago Motta-s. Ai shënoi 11 gola në 34 ndeshje të Serisë A dhe ndihmoi ekipin e tij të kualifikohej në Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Ndërsa ishte me pushime në Miami, ai tashmë ka marrë një avion për t'u bashkuar me kampin stërvitor ‘Portokalli’ në Wolfsburg.

Me këtë ardhje të re, Ronald Koeman do të mbështetet në një grup prej 26 lojtarësh për ‘Euro 2024’, teksa kishte thirrur vetëm Ian Maatsen për të kompensuar mungesat e De Jong dhe Koopmeiners.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll