Sport

“Euro 2024”/ Minus 3… Kombëtarja vazhdon të përgatitet për 'finalen' e parë ndaj Italisë

Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

12 Qershor 2024, 19:04 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Minus 3… Kombëtarja vazhdon të

GJERMANI - Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet e saj, në ditën e katërt në Kaiserau, në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë.

Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau. Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Sylvinho.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Nesër skuadra do të kryejë seancën e radhës stërvitore, ndërsa të premten kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshje e parë me Italinë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll