Sport

Leo Messi zbulon të ardhmen: "Mendoj se nuk do të largohem nga Inter Miami, pasi nuk jam gati të largohem nga futbolli"

“Mendoj se Inter Miami do të jetë klubi i fundit i karrierës sime”, shprehet ylli argjentinas, duke përjashtuar kështu hipotezën e një rikthimi evokues në Newell's.

12 Qershor 2024, 21:05 Nga DOSJA
Leo Messi zbulon të ardhmen: "Mendoj se nuk do të largohem nga

SHBA - Po afron momenti i pensionimit për Lionel Messin. Kampioni argjentinas është i vetëdijshëm për këtë dhe në një intervistë dhënë për ‘ESPN’ pak ditë pas debutimit të kombëtares argjentinase në përgatitoren për Copa América, deklaroi:

“Mendoj se Inter Miami do të jetë klubi i fundit i karrierës sime”, duke përjashtuar kështu hipotezën e një rikthimi evokues në Newell's.

“Por nuk jam gati të largohem ende nga futbolli. Këtë e kam bërë gjithë jetën, më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen stërvitja, jeta e përditshme, ndeshjet...

A kam pak frikë se gjithçka do të përfundojë, jo? Kalimi nga Evropa për në SHBA ishte një hap i vështirë për t'u bërë, natyrisht, fakti i fitimit të Kupës së Botës më ndihmoi shumë për t'i parë gjërat ndryshe".

Kjo është arsyeja pse Leo përpiqet t'i shijojë plotësisht këto vitet e fundit: "Përpiqem të shijoj gjithçka në çdo moment të çdo të ditës, sepse jam i vetëdijshëm që më ka mbetur ende pak.

Por unë kënaqem dhe kam fatin të kem shokë skuadre dhe miq. Unë kënaqem në ekipin kombëtar, ku kam shumë miq dhe më shijojnë detajet e vogla, e di që kur të mos luaj më… nuk do t’i kem më.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll