Art&Argëtim

FOTOT/ "Me zemrën e ngrohur dhe barkun plot me pasta", Emily Ratajkowski falenderon ndjekësit për urimet e ditëlindjes nga Italia

Përmes Instagramit, modelja ka postuar një sërë fotosh me të birin por edhe foto provokuese nga vaska.

11 Qershor 2024, 17:24 Nga S.B
FOTOT/ "Me zemrën e ngrohur dhe barkun plot me pasta",
Emily Ratajkowski

ITALI- Modelja amerikane Emily Ratajkowski ka falenderuar publikisht të gjithë ata që e uruan për ditëlindje me një seri fotosh që ka realizuar nga udhëtimi i saj i fundit në vendin fqinj Itali.

Përmes Instagramit, modelja ka postuar një sërë fotosh me të birin por edhe foto provokuese nga vaska. Këtë herë ajo është fotografuar e zhytur në vaskën e saj plot me ujë, ndërsa me njërën dorë mbulon gjoksin e me tjetrën mban një gotë verë të bardhë.

Ndërkohë, ajo ka postuar më shumë foto nga pushimet e saj të fundit, duke shkruar në mbishkrim: Një tufë fotosh të vajzës së ditëlindjes në elementin e saj plus e rrethuar nga disa nga njerëzit e mi të preferuar! Faleminderit për të gjitha urimet e mrekullueshme të ditëlindjes. Me zemër të ngrohtë dhe barkun plotë me pasta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

emily ratajkowski itali

Sondazh

Poll