Art&Argëtim

FOTO/ E akuzon se i ka fshirë këngën nga YouTube, reagon ish-menaxheri i Tayna-s: Sakrifikova që mos zvarriteshe si kërmilli në këtë industri

Këngëtarja publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Si ai”, por u bllokua dhe u fshi nga platforma e YouTube pak kohë më pas.

11 Qershor 2024, 16:29 Nga S.B
FOTO/ E akuzon se i ka fshirë këngën nga YouTube, reagon
Tayna dhe Rinor

KOSOVË- Këngëtarja e njohur Tayna është përplasur së fundmi me ish-menaxherin e saj Rinor Hykolli. Këngëtarja publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Si ai”, por u bllokua dhe u fshi nga platforma e YouTube pak kohë më pas.

Si fajtor për këtë, Tayna ka cilësuar pikërisht Hykollin. Më një postim në Instagram, këngëtarja u shpreh: Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu… Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!

Por kjo nuk u la me kaq, ishte Hykolli i cili me një postim në Insta Story, dha versionin e tij të historisë. Në reagim Hykolli thot se ka bërë të pamundurën për karrierën e Taynës dhe ka mohuar të ketë fshirë këngën nga Youtube.

FOTO/ E akuzon se i ka fshirë këngën nga YouTube, reagon
youtube

Sipas tij kënga është fshirë prej firmave dhe kontratave që këngëtarja ka bërë për të arritur aty ku është. Ai shprehet duke i kthyer ironinë: Unë besova dhe sakrifikova që ti të mos zvarriteshe si kërmilli në këtë industri.

Tayna ka reaguar sërish duke thënë se ajo është e njohur për talentin e saj dhe se këtë çështje do t'ia lërë gjykatës pasi sipas saj ka një dosje shumë të madhe për të analizuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

FOTO/ E akuzon se i ka fshirë këngën nga YouTube, reagon
Reagimi i Rinorit
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

FOTO/ E akuzon se i ka fshirë këngën nga YouTube, reagon
Reagimi i Rinorit

tayna rinor hykolli

Sondazh

Poll