Bota

25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Vjosa Osmani në Kuvend: Hyrja e NATO-s tregoi që bota nuk e kishte harruar Kosovën

Gjithashtu Presidentja tha se ushtarët e NATO-s nuk ishin vetëm ushtarë, por shpëtimtarë që sollën me vete premtimin për liri.

12 Qershor 2024, 11:15 Nga E. D
25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Vjosa Osmani në Kuvend:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës u shpreh se hyrja e ushtarëve të NATO-s më 12 qershor në Prishtinë tregoi se bota nuk e kishte harruar Kosovën. Gjithashtu Presidentja tha se ushtarët e NATO-s nuk ishin vetëm ushtarë, por shpëtimtarë që sollën me vete premtimin për liri. Osmani ka kujtuar të rënët për liri, si dhe “ezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, demokraci dhe Kosovën e pavarur.

“Do të jetojmë gjithnjë edhe me kujtimin për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, tha Presidentja e Kosovës. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll