Bota

Putin dhe Erdogan njoftojnë se do të zhvillojnë bisedimet me tre dhe katër korrik

Gjithashtu Ministri i Jashtëm turk ndodhet në Rusi për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BRICS në qytetin rus të Nizhny Novgorod, në lindje të Moskës. Takimi i tij me Vladimir Putin u zhvillua në margjinat e samitit.

12 Qershor 2024, 10:19 Nga E. D
Putin dhe Erdogan njoftojnë se do të zhvillojnë bisedimet me tre
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Astana më 3 dhe 4 korrik, njoftoi presidenti rus të martën, gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Gjithashtu Ministri i Jashtëm turk ndodhet në Rusi për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BRICS në qytetin rus të Nizhny Novgorod, në lindje të Moskës. Takimi i tij me Vladimir Putin u zhvillua në margjinat e samitit.

“Ne mirëpresim interesin e Turqisë në punën e BRICS. Ne mirëpresim zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë. Të gjitha zhvillimet po bëhen nën udhëheqjen e mikut tim, presidentit Erdogan”, tha presidenti rus.

Në deklaratën e tij para takimit, Putin vlerësoi interesin e Turqisë për grupin BRICS, duke thënëmirëpresim interesin e Turqisë në punën e BRICS. 

"Ju kërkoj t’i përcillni presidentit Erdogan urimet e mia më të mira. Shpresoj te takohemi sa me shpejt. Mendoj se ai do të jetë në Astana më 3 dhe 4 korrik si pjesë e një ngjarjeje ndërkombëtare dhe do të na jepet mundësia të takohemi dhe të diskutojmë të gjitha çështjet aktuale”, shtoi Vladimir Putin duke iu drejtuar kreut të diplomacisë turke.

Më herët, Hakan Fidan është takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov, ndërsa dje të hënën ka takuar sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Sergei Shoigu dhe kreun e shërbimit inteligjent rus, Sergei Naryskin. Ai gjithashtu mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Shoqata e Biznesit Ruso-Turk në Moskë.

rexhep tajip erdogan vladimir putn

Sondazh

Poll