Bota

"Kishte pyetur gruan për datën", babai i katër fëmijëve dhe në pritje të të pestit, rrëfehet i afërmi i bashkëshortes së 37-vjeçarit që vrau mbesën në Greqi

Daja i gruas së 37-vjeçarit tregon se mbesa e tij ka qenë e kujdesshme, pasi ai kishte dhunuar një 14-vjeçare në 2017.

12 Qershor 2024, 08:42 Nga M.B
"Kishte pyetur gruan për datën", babai i katër
Daja i gruas së 37-vjeçarit

GREQIA- Daja i nuses së 37-vjeçarit që vrau mbesën e tij 11-vjeçare në Greqi, pasi tentoi ta përdhunonte, ka dhënë dëshminë e tij para mediave greke. Ai shprehet i shqetësuar për mbesën e cila ka kaluar jetën me një njeri të tillë dhe se ka bërë 4 fëmijë me të, madje çifti po presin fëmijën e pestë.

“Ma shkatërroi mbesën”, është shprehur ai.

Daja i gruas së 37-vjeçarit tregon se mbesa e tij ka qenë e kujdesshme, pasi ai kishte dhunuar një 14-vjeçare në 2017. Gruaja e tij nuk e ka ditur saktësisht se çfarë ka ndodhur në rastin e 2017, por dinte vetëm që ai është dëunuar me 9 vite pezullim dhe se autori nuk ka kërkuar asnjëherë falje asaj për atë që ndodhi. Vetëm disa ditë para se të kryente vrasjen makabër, ai e kishte pyetur gruan e tij për datën sepse më 16 qershor duhej të paraqitej në polici.

greqia

Sondazh

Poll