Bota

Papa Françesku përmend sërish term ofendues ndaj homoseksualëve

Siç raportohet Papa Françesku kishte përdorur fjalën “frociaggine”, një term vulgar e nënçmues për homoseksualët, në maj gjatë një takimi me peshkopë.

12 Qershor 2024, 08:14 Nga E. D
Papa Françesku përmend sërish term ofendues ndaj
Papa Françesku

ROMË- Papa Françesku ka përdorur sërisht një fjalë ofenduese për homoseksualët, ku ai kërkoi faleje muajin e kaluar. Siç raportohet Papa Françesku kishte përdorur fjalën “frociaggine”, një term vulgar e nënçmues për homoseksualët, në maj gjatë një takimi me peshkopë.

Gjithashtu Papa e ka përsëritur këtë term edhe të martën kur ka takuar priftërinjtë. Përveç termit, ai thuhet të ketë thënë se është më mirë që të rinjtë me tendencë homoseksuale të mos lejohen të trajnohen për prift.

"Është më mirë që të rinjtë me tendencë homoseksuale të mos lejohen të trajnohen për prift" tha Papa. 

Zyra për media e Vatikanit i është referuar një deklarate të lëshuar të martën ku shkruhet se Papa ka theksuar rëndësinë për mirëpritjen e homoseksualëve në kishë.

papa françesku

Sondazh

Poll