Bota

BE dhe Gjermania do të ndihmojnë Ukrainën në riparimin dhe rindërtimin e infrastrukturës energjetike

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kapaciteti 9 gigavatë tashmë është shkatërruar në sulmet me raketa dhe dron ndërkohë që konsumi i energjisë dimrin e kaluar ishte rreth 18 gigavat.

12 Qershor 2024, 08:52 Nga E. D
BE dhe Gjermania do të ndihmojnë Ukrainën në riparimin dhe
Volodymyr Zelenskyy dhe Olaf Scholz

UKRAINË- Gjermania dhe BE-ja kanë premtuar të ndihmojnë Ukrainën të riparojë dhe rindërtojë infrastrukturën e saj energjetike, siguruan të martën liderin ukrainas në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen. Gjithashtu Ukraina ka humbur gjysmën e kapacitetit të saj gjenerues të energjisë elektrike si rezultat i sulmeve ruse.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kapaciteti 9 gigavatë tashmë është shkatërruar në sulmet me raketa dhe dron ndërkohë që konsumi i energjisë dimrin e kaluar ishte rreth 18 gigavat.

Scholz tha se fokusi do të jetë në energjinë e rinovueshme dhe potencialin e hidrogjenit dhe shtoi se përpjekjet do të jenë rindërtimi i një shteti të ardhshëm anëtar të BE. Ndërsa Von der Leyen premtoi 1.9 miliardë euro ndihmë për Kievin, disa prej të cilave janë gjeneruar nga interesat që rrjedhin nga asetet ruse që Perëndimi ngriu.

Zelenskyy foli për herë të parë në Bundestagun gjerman të martën. Aty mungonin dukshëm politikanët nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe aleanca Sahra Wagenknecht. Të dyja palët kërkojnë t’i jepet fund dërgesave të armëve në Ukrainë.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll