Aktualitet

Kapen me 500 kg marijuanë dhe 700 mijë euro cash, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

Gjithashtu grupi përbëhej nga tre shqiptarë të moshës 28 deri në 43 vjeç, pa precedentë penalë dhe në situatë të parregullt në Spanjë, të cilët tashmë janë burgosur me vendim gjykate të akuzuar për anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

11 Qershor 2024, 16:27 Nga E. D
Kapen me 500 kg marijuanë dhe 700 mijë euro cash, arrestohen 3
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Bëhet me dije se autoritete spanjolle kanë çmontuar një organizatë shqiptare që ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Siç raportohet autoritete sekuestruan më shumë se 500 kilogramë marijuanë dhe afro 700 mijë euro cash si dhe një armë zjarri.

Gjithashtu grupi përbëhej nga tre shqiptarë të moshës 28 deri në 43 vjeç, pa precedentë penalë dhe në situatë të parregullt në Spanjë, të cilët tashmë janë burgosur me vendim gjykate të akuzuar për anëtarësim në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Organizata i ishte përkushtuar grumbullimit të marijuanës, një drogë që ruhej derisa të merrte sasinë e duhur për tu dërguar në Evropë. Ajo kishte shuma të mëdha parash, disa automjete dhe dy shtëpi në Granada, një që kreu i bandës e përdorte si shtëpi dhe një tjetër ku jetonin dy të arrestuarit e tjerë dhe që shërbente për marijuanën që blinin.

Po ashtu autoritete kanë gjetur 518 kilogramë sytha marijuane, sasi të vogla kokaine dhe hashashi, afro 700 mijë euro para cash dhe një armë zjarri të shkurtër së bashku me municion të dy kalibrave të ndryshëm, së bashku me tre automjete, më shumë se 15 telefona dhe dokumentacion të dobishëm për trafikun e drogës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se hetimi për këto ngjarje ka nisur muaj më parë për shkak të lidhjes mes të arrestuarve të fundit dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge. Kreu i geupit jetonte në një shtëpi në Alhendín, ku një sasi e madhe parash u gjet e organizuar në tufa faturash të fshehura në mobiljet e kuzhinës.

policia smapnjole dorge tre shqiptare

Sondazh

Poll