Art&Argëtim

Bëri gjeste perverse në koncertin e Taylor Swift, arrestohet 64-vjeçari në Edinburg

Superylli amerikan solli ‘The Eras Tour’ në MB dhe performoi në Murrayfield në kryeqytetin skocez të premten, të shtunën dhe të dielën.

10 Qershor 2024, 17:32 Nga S.B
Bëri gjeste perverse në koncertin e Taylor Swift, arrestohet
Taylor Swift

SKOCI- Një burrë 64-vjeçar është akuzuar për vrojtim “seksual” gjatë një prej shfaqjeve të këngëtares Taylor Swift në Edinburg. Superylli amerikan solli ‘The Eras Tour’ në MB dhe performoi në Murrayfield në kryeqytetin skocez të premten, të shtunën dhe të dielën.

Policia e Skocisë konfirmoi se një arrestim u bë në stadium gjatë tre koncerteve. Mbikëqyrësi David Happs tha: Një burrë 64-vjeçar u arrestua dhe u akuzua në lidhje me një vepër vrojtimi të kryer brenda Murrayfield gjatë ngjarjes të shtunën.

"Ai u lirua dhe është caktuar masa detyrim paraqitje në Gjykatën Sherif të Edinburgut në një datë të mëvonshme."

‘Voyeurism’ përkufizohet si një akt ku dikush merr kënaqësi seksuale duke parë, fotografuar ose regjistruar të tjerët duke bërë diçka që zakonisht është private. Është një ofendim kur bëhet pa lejen e personit.

Tifozët udhëtuan nga e gjithë bota për të parë idhullin e tyre, duke përfshirë nga SHBA, Kanada, Islanda dhe Gjermania.

taylor swift

Sondazh

Poll