Art&Argëtim

Ish-bashkëshorti i Ariana Grande rigjen dashurinë, cila është aktorja që i ka rrëmbyer zemrën?

Monroe ndau disa foto në Instagram duke njoftuar në mënyrë delikate romancën e saj me Gomez i cili më parë ishte i martuar me yllin e popit Ariana Grande.

11 Qershor 2024, 11:49 Nga S.B
Ish-bashkëshorti i Ariana Grande rigjen dashurinë, cila
Dalton dhe Ariana

SHBA- Aktorja Maika Monroe, e njohur për rolin e saj në “It Follows”, ka zyrtarizuar në Instagram lidhjen me agjentin imobiliar Dalton Gomez. Monroe ndau disa foto në Instagram duke njoftuar në mënyrë delikate romancën e saj me Gomez i cili më parë ishte i martuar me yllin e popit Ariana Grande.

Postimi i Monroe në Instagram fillon me një foto emocionuese të saj duke qëndruar në majë të gishtave për të puthur Gomezin. Spekulimet për marrëdhënien e çiftit u shfaqën për herë të parë në tetor 2023 kur TMZ publikoi foto të tyre duke u puthur.

Që atëherë, Gomez dhe Monroe janë parë së bashku në disa raste, duke përfshirë një dalje të fundit në aeroportin LAX të Los Angeles muajin e kaluar. Ariana Grande dhe Dalton Gomez finalizuan divorcin e tyre në mars 2024, pas martesës së tyre 2-vjeçare.

Këngëtarja, e cila lë të kuptohet për vështirësitë e marrëdhënies së saj në albumin e ri, duhet t'i paguajë Gomez 1.25 milionë dollarë, siç urdhëroi një gjykatës në Los Anxhelos. Ariana ka një vlerë neto prej 240 milionë dollarësh, pas suksesit të karrierës së saj muzikore dhe aktrimit, si dhe brandit të saj të kozmetikës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maika Dillon Monroe (@maikamonroe)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maika Dillon Monroe (@maikamonroe)

dalton gomez ariana grande

Sondazh

Poll