Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, 32-vjeçarja shqiptare merr para me furgon 47-vjeçarin, italiani humb jetën në vend

Sipas raportimeve ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm pak para orës 7:00, në via Emanuele Filiberto në periferi të qytetit. 47-vjeçari u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një 32-vjeçare shqiptare.

11 Qershor 2024, 15:48 Nga N.F
Aksident i rëndë në Itali, 32-vjeçarja shqiptare merr para
Viktima

ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali kju për pasojë ka humbur jetën një person. Mësohet se një shqiptare ka përplasur për vdekje 47-vjeçar italian. Viktima është identifikuar si Massimo Tabaço, me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.

Sipas raportimeve ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm pak para orës 7:00, në via Emanuele Filiberto në periferi të qytetit. 47-vjeçari u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një 32-vjeçare shqiptare. Sipas raportimeve shqiptarja është transportuar në spital për shkak të traumave dhe konfuzionit. Pas aksidentit automjeti që drejtonte shqiptarja u përplas edhe me një pemë. Drejtueses së mjetit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj dhe do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike.

aksident itali viktime shqiptare

Sondazh

Poll