Aktualitet

Strehoi në banesën 22 emigrantë/ Arrestohet 44-vjeçari në Shkodër, shpallen në kërkim tre të tjerë, synonin kalimin e kufirit ilegalisht

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte strehuar në banesë 22 emigrantë të cilët synonin të kaloni ilegalisht kufirin.

11 Qershor 2024, 15:26 Nga N.F
Strehoi në banesën 22 emigrantë/ Arrestohet 44-vjeçari
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte strehuar në banesë 22 emigrantë të cilët synonin të kaloni ilegalisht kufirin.

Më tej bëhet me dije se janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë të cilët janë bashkëpunëtorë të 44-vjeçarit. Policia ka bërë me dije se është sekuestruar automjeti me targa kosovare, me të cilin do të transportoheshin emigrantët.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Danubi 9”, për goditjen e një rasti të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.


Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, pasi kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas kosovarë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet automjeti me targa kosovare, me të cilin do të transportoheshin emigrantët.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.


Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder arrestim emigrant

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2024, 11:30 I.A

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët d...