Art&Argëtim

VIDEO/ Djali i miliarderit grek ngacmon në mes të skenës Eleni Foureira-n, i hedh dorën në qafë e i merr mikrofonin nga dora, mediat greke heshtin

Teksa Foureira këndonte, në skenë ka hipur djali i miliarderit grek, Evangelos Marinakis.

10 Qershor 2024, 15:31 Nga S.B
VIDEO/ Djali i miliarderit grek ngacmon në mes të skenës Eleni
Eleni Foureira

GREQI- Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira u përball me një skenë aspak të këndshme teksa performonte. Teksa Foureira këndonte, në skenë ka hipur djali i miliarderit grek, Evangelos Marinakis.

Nga pamjet shihet Marinakis teksa i hedh dorën në qafë këngëtares duke e ndërprerë e duke i marrë mikrofonin nga dora.

“Prit të këndoj unë… Shikoni është shumë e bukur e gjithë kjo, por unë në këto momente po mundohem të punoj. Do këndoj dhe një këngë dhe do e mbyllim, më vjen keq.” u shpreh Eleni.

 

Nuk mbaroi me aq, por miqtë e Marinakis tensionuan situatën duke “larë” me shampanjë këngëtaren shqiptare.

“Sapo më hodhët shampanjë në sy dhe kjo nuk është gjë e mirë.” tha këngëtarja teksa mundohej të fshinte shampanjën nga fytyra.

Videoja e cila po bën xhiron e rrjetit në fakt nuk është publikuar në mediat greke dhe kjo dyshohet për arsyen se babai i autorit Evangelos Marinakis zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel.

eleni foureira

Sondazh

Poll