Art&Argëtim

FOTO/ Ariana Grande bën daljen e rrallë publike me të dashurin Ethan Slater

Krijuesja e hitit "Boy is Mine" u pa e ulur pranë të dashurit të saj teksa dyshja shikonin finalen e Kupës Stanley 2024 në Amerant Bank Arena.

10 Qershor 2024, 11:09 Nga S.B
FOTO/ Ariana Grande bën daljen e rrallë publike me të dashurin
Ariana dhe Ethan

SHBA- Këngëtarja Ariana Grande ka shijuar një takim “sportiv” me të dashurin e saj aktorin Ethan Slater gjatë fundjavës. Krijuesja e hitit "Boy is Mine" u pa e ulur pranë të dashurit të saj teksa dyshja shikonin finalen e Kupës Stanley 2024 në Amerant Bank Arena.

Dyshja, të cilët u shfaqën në humor dhe të qeshur gjatë natës së tyre të takimit, u panë duke biseduar teksa shikonin Florida Panthers të dilnin fitimtarë ndaj Edmonton Oilers.

FOTO/ Ariana Grande bën daljen e rrallë publike me të dashurin
Ariana dhe Ethan

Nata e takimit të Grande dhe Slater u bë e nxehtë pas publikimit të videos së saj muzikore për "The Boy Is Mine" - një këngë nga albumi i saj i fundit që fansat spekulojnë se ka të bëjë me aktorin e Broadway.

ariana grande

Sondazh

Poll