Art&Argëtim

"Po bën gjithçka për ta rrëzuar..."/ Taylor Swift akuzohet për xhelozi ndaj Billie Eilish, si nisi konflikti i tyre?

34-vjeçarja është artistja më e madhe në botë për momentin, pasi shitja e miliona biletave në të gjithë botën e dëshmon këtë fakt.

8 Qershor 2024, 17:50 Nga S.B
"Po bën gjithçka për ta rrëzuar..."/ Taylor
Billie dhe Taylor

SHBA- Këngëtarja e njohur Taylor Swift është akuzuar se është bërë xheloze për suksesin e Billie Eilish nga persona të brendshëm në stafin e saj. 34-vjeçarja është artistja më e madhe në botë për momentin, pasi shitja e miliona biletave në të gjithë botën e dëshmon këtë fakt.

Dyshja janë përfshirë në një konflikt virtual për disa kohë, të shkaktuar nga publikimi i albumeve të tyre në të njëjtin muaj.

“Burimet e industrisë nuk janë të verbër ndaj faktit që Taylor po armatos fansat e saj” tha një burim i afërt me Eilish, për DailyMail.

"Sa herë që Taylor ndihet xheloze për suksesin e një bashkëmoshatareje, ajo bën gjithçka që mundet për t'u siguruar që fansat e saj të fillojnë fushata të egra në internet për ta rrëzuar atë person. Dhe e gjithë kjo duke vepruar nën maskën e të qenit e dashura e Amerikës." tha burimi.

Eilish thuhet se është vënë në shënjestër nga Swifties. Vetë Eilish madje ka bërë një deklaratë për Swift duke kritikuar artistët si "të kotë" që publikojnë shumë albume vinyl, nga të cilat ylli i Eras Tour ka 11 në faqen e saj të internetit, duke nisur kështu konfliktin e tyre virtual dhe publik.

Këngëtarja e ‘Bad Guy’ më pas sugjeroi gjithashtu se njerëzit që performojnë shfaqje tre-orëshe janë "psikotikë". Këto shfaqje janë shumë të zakonshme në turneun e Swift.

taylor swift billie eillish

Sondazh

Poll