Sport

Tottenham, është koha për të ‘holluar’ skuadrën: Lo Celso mund të kthehet te Betis

Me një shënim zyrtar Tottenham u ka thënë lamtumirë edhe katër lojtarëve, të cilëve u skadon kontrata...

10 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Tottenham, është koha për të ‘holluar’

ANGLI - Giovani Lo Celso së shpejti mund të largohet nga Tottenham, pasi mesfushori mund të jetë në prag të ri-nënshkrimit për Real Betis, katër vjet pasi u largua nga klubi spanjol për 55 milionë paundë. Sipas ‘Sky Sports’, skuadra spanjolle dëshiron ta rikthejë atë tani që kontrata e tij është afër skadimit në Londrën Veriore.

Edhe Ndombele duke u larguar nga…
Tottenham është gati t'i thotë lamtumirë edhe Tanguy Ndombele: sipas asaj që raporton Mirror, mesfushori francez mund të largohet si transferim i lirë këtë verë, pavarësisht se ka qenë një blerje shumë e shtrenjtë nga klubi anglez. Mesfushori nuk ka luajtur për Spurs që nga janari i vitit 2022, ai ka fituar dy tituj ligë në po aq sezone në huazim me Napolin dhe Galatasaray, dhe tani së shpejti mund të veshë një fanellë tjetër.

Koha për t'i thënë lamtumirë Tottenhamit…
Me një shënim zyrtar Tottenham u ka thënë lamtumirë edhe katër lojtarëve, të cilëve u skadon kontrata. Ata janë Eric Dier, Ivan Perisic, Ryan Sessegnon dhe Japhet Tanganga. Dy të parët tashmë i kishin thënë zyrtarisht lamtumirë klubit londinez në janar me lëvizjet e tyre huazuese në Bayern Munich dhe Hajduk Split.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll