Politike

Balliu në protestë: Për të sjellë lirinë, çdo sakrificë është demokratike

Ai lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar për vjedhje

10 Qershor 2024, 11:52 Nga r.ll
Balliu në protestë: Për të sjellë lirinë,
klevis balliu

TIRANË- Në protestën para bashkisë ka mbajtur fjalën e tij edhe shefi Organizativ i PD-së, Klevis Balliu. Ai lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar për vjedhje.

Duke iu drejtuar Veliajt, ai tha: “Ti dhe urdhër që të dhunohen qytetarët protestues, ndërkohë që fle gjumë me Durim Bamin! Qytetarët i ke shtruar në spital me dhunë, kurse me kriminelët që pastron paratë ha dreka dhe darka.

Ky që ditën që doli krimi çnjerëzor, vjedhja çnjerëzore që i ka bërë Erion Veliaj qytetit të Tiranës, duhet të jepte dorëheqjen. Por ai nuk jep dorëheqjen sepse duhet të mbrohet nga vjedhja. Ata në SPAK nuk sillen si kolegë të Veliajt, por si nëpunësa të tij. Liria e Veliajt dhe Edi Ramës është prova e kapjes së drejtësisë në Shqipëri”.

Balliu tha se për të sjellë demokraci, çdo mjet është demokratik.

“E vetmja dashuri e këtyre është paraja. Dhe atë para po jua vjedhin juve çdo ditë. Ju garantoj se historia e di, për të sjellë demokraci, çdo mjet është demokratik. Për të sjellë liri, çdo sakrificë është demokratike. Këta kanë vjedhur demokracinë. Ne do të bëjmë gjithçka kudo dhe kurdo, që të sjellim vendin në shina.”, tha ai.

klevis balliu

Sondazh

Poll