Politike

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së/ Zbardhen temat e diskutuara, mbahet nesër online asambleja e Partisë Socialiste

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e  Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

10 Qershor 2024, 10:39 Nga r.ll
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së/ Zbardhen temat e diskutuara,
mbledhja

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi diskutoi me deputetët axhendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e  Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.

mbledhja e grupit te ps bledi cuci

Sondazh

Poll