10 Qershor 2024, 08:17
Nga r.ll
vjosa osmani dhe edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisje të vizitës, Rama do zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish-kryeministri Italian Massimo D'Alema.
Në vijim të agjendës, Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.
Gjithashtu kryeministri do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.
10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.
edi rama vjosa osmani 25-vjetori i clirimit te kosoves
Politike
10 Qershor 2024, 07:32
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e pa...
Politike
9 Qershor 2024, 23:26
HIMARË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka reaguar, pasi Fredi Beleri ka arritur të fitojë në zgjedhjet europiane në Greqi.
N&...
Politike
9 Qershor 2024, 23:10
I.A
GREQI- Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka dhënë një mesazh falenderimi pasi arriti që të zgjidhej e...
Politike
9 Qershor 2024, 22:58
I.A
HIMARË- Fitorja e Fredi Belerit në vend të tretë në zgjedhjet europiane greke, ka bërë që në Himarë t&e...
Politike
9 Qershor 2024, 22:45
I.A
Himara
HIMARË- Fitorja e Fredi Belerit në vend të tretë në zgjedhjet europiane greke, ka bërë që në Himar...
Politike
9 Qershor 2024, 21:01
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur edhe sonte fjalimin e tij para mbështetësve poshtë pallat...
Politike
9 Qershor 2024, 21:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protesta që u zhvillua nga opozita para Kuvendit duke kritikuar ...
Politike
9 Qershor 2024, 20:53
I.A
Fredi Beleri
GREQI- Numërimi i votave për zgjedhjet evropiane në Greqi është duke afruar te gjysmat. Ndërkohë që de...
Politike
9 Qershor 2024, 20:48
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u ka bërë t...
Politike
9 Qershor 2024, 18:32
I.A
Massimo D’Alema
TIRANË- Ish kryeministri Italian Massimo D’Alema është filmuar gjatë ditës së sotme duke udh...