Politike

"25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s"/ Gafa e zëdhënësve të kryeministrit, zhdukin çlirimin e Kosovës nga njoftimi i vizitës së Ramës në Prishtinë

Ndonëse sot shënohet 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe çlirimi i saj, duket se zëdhënësit e kryeministrit nuk e cilësojnë kështu.

10 Qershor 2024, 09:39 Nga r.ll
"25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s"/ Gafa e
kryeministria

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Kosovë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Referuar axhendës, Rama do të ketë edhe një takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse sot shënohet 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe çlirimi i saj, duket se zëdhënësit e kryeministrit nuk e cilësojnë kështu. Në shpërndarjen e axhendës së Ramës, shkruhet "25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s" dhe nuk përmendet çlirimi i Kosovës.

"25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s"/ Gafa e

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte më 24 mars 1999, ku kishin filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi).

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende. 

kryeministria 25-vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll