Politike

Dule reagon për zgjedhjen e Belerit eurodeputet: Mësim për autokratët

Në qytetin e Himarës ka shpërthyer festa për zgjedhjen e Belerit në institucionin më të rëndësishëm të BE-së.

9 Qershor 2024, 23:26 Nga DOSJA
Dule reagon për zgjedhjen e Belerit eurodeputet: Mësim për

HIMARË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka reaguar, pasi Fredi Beleri ka arritur të fitojë në zgjedhjet europiane në Greqi. 

Në qytetin e Himarës ka shpërthyer festa për zgjedhjen e Belerit në institucionin më të rëndësishëm të BE-së.

Në një intervistë për Euronews Albania, nga Himara, teksa mbështetësit po brohorisnin të entuziasmuar, Dule tha se sot është një ditë feste për të gjithë Himarën.

Dule e cilësoi fitoren e Belerit si një mësim për autokratët, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Është një mësim për të gjithë autokratët, siç është rasti i zotit Rama. Demokracia nuk njeh qorsokaqe, betejat për demokracinë të çojnë rezultatin e dëshiruar. Në vendin tonë nuk funksionon shteti i së drejtës me standard evropiane. Nuk kemi demokraci funksionale, nuk kemi standarde zgjedhjesh. Kemi një kryeministër që përdor gjuhë urrejtje dhe mbjell përçarje, këto nuk janë fenomene që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian ku duam dhe ne të jemi anëtarë”, tha Dule.

Sondazh

Poll