Aktualitet

Humbën portofolin në parkimin e Rinasit, policia e gjen dhe ua dorëzon dy turistëve francezë

Bëhet me dije se dy turistët nga Franca po largoheshin nga Rinasi, pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur.

9 Qershor 2024, 19:49 Nga E. D
Humbën portofolin në parkimin e Rinasit, policia e gjen dhe ua
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Punonjësit Policisë Kufitare në Rinas kanë gjetur në vendparkimin e automjeteve në zonën e aeroportit, një portofol i cili u përkiste dy tursitëve francez. Gjithashtu në portofol kishte një shumë të konsiderueshme eurosh, karta bankare dhe dokumente të tjera të rëndësishme. 

Bëhet me dije se dy turistët nga Franca po largoheshin nga Rinasi, pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur.

rinas aeroport

Sondazh

Poll