Sport

VIDEO/ Shqipëria mbërrin në Dusseldorf, e para kombëtare finaliste në “Euro 2024”, që shkel në tokën gjermane....

Në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike…

8 Qershor 2024, 19:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqipëria mbërrin në Dusseldorf, e para kombëtare

GJERMANI - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani.

Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike. 

Ambadadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit, por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në Dusseldorf, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në Kampionatin Europian. 

Menjëherë më pas Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Dortmundit, ku do të akomodohet në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2024, 16:32

Christensen nuk lëviz nga Barça...

SPANJE - Te Barcelona janë të bindur se Andreas Christensen do të qëndrojë me skuadrën e Barcelonës sezonin e ...