Aktualitet

Shkoi të takonte mbesën, vritet me thikë 61-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori

Nga ana tjetër mësohet se autori është një 41-vjeçar italian, i cili është arrestuar në banesë nën akuzën e vrasjes me dashje. 

8 Qershor 2024, 08:39 Nga M.B
Shkoi të takonte mbesën, vritet me thikë 61-vjeçari
Foto ilustruese

ITALIA- Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se viktima ka shkuar në shtëpinë e autorit të dyshuar për të takojë mbesën e tij teksa është goditur me thikën e bukës.

Nga ana tjetër mësohet se autori është një 41-vjeçar italian, i cili është arrestuar në banesë nën akuzën e vrasjes me dashje. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një debati. Mësohet po ashtu se një turmë e të afërmve dhe miqve të viktimës u mblodh menjëherë pas ngjarjes.

shqiptare ne itali

Sondazh

Poll