Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni, gjobit me 10 mijë euro Dritan Dajtin

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani. Vrasje të cilat u regjistruan në vitin 2009.

7 Qershor 2024, 12:51 Nga N.F
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për përjashtimin e
Dritan Dajti

TIRANË- Gjykata e Lartë ditën e sotme ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simoni. Gjatë seancës së sotme u vendos gjithashtu që Dajti të gjobitet me 10 mijë euro. Përjashtimi i Simonit u kërkua nga Dajti me argumentin se ekzistojnë shkaqe të njëanshmërisë së tij dhe se gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt të këtij procedimi.

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani. Vrasje të cilat u regjistruan në vitin 2009. Në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg. Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini u ankimua nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

Kush është Dritan Dajti?

Dajti po vuan dënimin me 25 vite burg në burgun e Peqinit pas vrasjes së katër policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 12 vite. Dajti ekzekutoi në plazhin ‘Iliria’ në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

dritan dajti gjykata e larte

Sondazh

Poll