Aktualitet

U arrestua në prill për drogë/ Pas komplikacioneve shëndetësore në burgun e Reçit, 45-vjeçari ndërron jetë në spital (EMRI)

Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga punonjësit shëndetësorë të burgut, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

7 Qershor 2024, 09:21 Nga r.ll
U arrestua në prill për drogë/ Pas komplikacioneve
burgu i recit

SHKODËR- Një 45-vjeçar i arrestuar para 5 ditësh ka ndërruar jetë pas komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në burgun e Reçit. Eduart Koka, i arrestuar për drogë ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga punonjësit shëndetësorë të burgut, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Koka u arrestua më 2 prill të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit 5 ditë më parë për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të.

NJOFTIMI I ARRESTIMIT TË KOKËS:

Eduard Koka u arrestua si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”. Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen që mban emrin “Gurra” në Lezhë, shërbimet e policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti. Pasi Eduard Koka humbi jetën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e ndarjes nga jeta të 45 vjeçarit i cili u arrestua 5 ditë më parë në Lezhë.

burgu i recit

Sondazh

Poll