Aktualitet

Mbante armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Xhevdet Gjikola banues në Vilëz, Zall Bastar, akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

7 Qershor 2024, 08:33 Nga r.ll
Mbante armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari
arma

TIRANË- Një 57-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Xhevdet Gjikola banues në Vilëz, Zall Bastar, akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

xhevdet gjikola tirane

Sondazh

Poll