Politike

"Mos provokoni opozitën!"/ Berisha: Rama ka urdhëruar të arrestohet kreu i PD së Kasharit!

Berisha shton se pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur, opozita do të vazhdojë betejën për fatin e Shqipërisë, dhe për tu përballur me mercenarët dhe bandat kriminale që sipas tij po bëjnë ligjin në Shqipëri.

6 Qershor 2024, 20:54 Nga B.Z
"Mos provokoni opozitën!"/ Berisha: Rama ka urdhëruar
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama se ky i fundit ka urdhëruar të arrestohet kryetari i degës së PD të zonës së Kasharit, Arsen Valisi.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha ka deklaruar se po provokojnë opozitën. Ai shton se pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur, opozita do të vazhdojë betejën për fatin e Shqipërisë, dhe për tu përballur me mercenarët dhe bandat kriminale që sipas tij po bëjnë ligjin në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, rruga që kemi zgjedhur nuk është një rrugë e lehtë. Kemi të bëjmë me kriminelë, me vrasës, me banditë.
Por nuk ka forcë në botë që na ndalon ne pa i mposhtur ata. Sot, Edi Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kryetarin e degës së PD të zonës së Kasharit, zotin Arsen Valisi.

Paralajmëroj Ballën të lirojë menjëherë dhe të mos provokojë se absolutisht çdo ditë e tij në qeli, do jenë vite burgu për ty. Ndaj dhe le të vazhdojmë ne, të pamposhtur në këtë betejë përcaktuese, vendimtare për fatin tonë. Për fatin e fëmijëve tanë, për fatin e Shqipërisë. Në qoftë se pranojmë që Bashkia e Tiranës të jetë strofulla e krimit, ku Erion Veliaj me drejtorë të vjedhë 100 përqind paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Në qoftë se pranojmë që kryeministria të jetë strofulla e krimit, ku Edi Rama të drejtojë klanet mafioze shqiptare, në Shqipëri, Ballkan, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, kudo në botë. Historia kurrë nuk do të na e falë. Por ne jemi në këmbë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këto banda, me këta kriminelë. Ne jemi në këmbë se vërtet sot i mbron Altin Zamani me mercenarët e organizatës së tij kriminale. Por garantojmë shqiptarët se nesër, një nga një do varen në shtyllën e turpit të historisë. Një nga një do japin llogari për çdo qindarkë që u kanë vjedhur ju. Me gërshërët e ligjit do presim çdo lidhje kriminale të tyre.

sali berisha edi rama arrestime

Sondazh

Poll