Politike

"Rama e përdor Shqipërinë si pronë personale"/ Salianji: Mjaftonin faktet e Rai 3, që kjo qeveri të japë dorëheqjen!

Duke iu referuar sulmit të ministrave të Ramës ndaj mediave Rai dhe BILD, Salianji u shpreh se kjo është qesharake të thuash se ‘po ra Rama ra Meloni’.

6 Qershor 2024, 18:43 Nga B.Z
"Rama e përdor Shqipërinë si pronë personale"/
Ervin Salianji

TIRANË - Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pasditen e sotme mbi investigimin e RAI 3 dhe vizitën e kryeministres italiane në Shqipëri, Giorgia Meloni.

I ftuar në "Task force" në Syri TV, Salianji u shpreh se ‘mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen’. Duke iu referuar sulmit të ministrave të Ramës ndaj mediave Rai dhe BILD, Salianji u shpreh se kjo është qesharake të thuash se ‘po ra Rama ra Meloni’.

Salianji: Mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen. Në këto kushte ajo që konfirmohet prap është që këtu kemi një autokraci dhe duhen bërë llogaritë me autokracinë dhe sa vjen e sa vjen zullumi po trashet. Nuk ka njeri që të thuash se po godasin këtë se po ra Rama ra Meloni. Ore Edi Rama e përdor Shqipërinë si pronë të vetën për të krijuar kontakt me Melonin, me cilindo në këtë vend.

ervin salianji edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll