6 Qershor 2024, 19:32
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe një herë personat që u morën në intervistë apo u përmendën nga investigimi i emisionit Report në RAI 3, në lidhje me lidhjet e krimit të qeverinë e tij. Me anë të një postimi në X, Rama ka theksuar se autorët e rikthimit të identitetit të opozitës në Parlament, ishin një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një ish-zv.kryeministër i arratisur dhe një ish-kryeministër në arrest shtëpie. Po ashtu Rama thekson se vesi del me shpirtin, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i ndjekin më.
Postimi i Plotë:
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë; Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës. Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.
edi rama
Politike
6 Qershor 2024, 18:43
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pasditen e sotme mbi investigimin e RAI 3 dhe vizitën e kryeministres italiane ...
Politike
6 Qershor 2024, 18:23
B.Z
Kuvendi
TIRANË - Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me ...
Politike
6 Qershor 2024, 17:29
B.Z
Giuseppe Conte
ITALI - Presidenti i Lëvizjes 5 yjet në Itali, Giuseppe Conte ka komentuar së fundmi paktin Itali-Shqipëri për emig...
Politike
6 Qershor 2024, 15:32
B.Z
Taulant Balla
TIRANË - Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar vizitën e kryeminis...
Politike
6 Qershor 2024, 15:22
B.Z
Ulsi Manja
TIRANË - Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ju është drejtuar me tone të ashpra deputetëve të opozitë...
Politike
6 Qershor 2024, 15:16
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar së fundmi protestën e thirrur nga opozita që ...
Politike
6 Qershor 2024, 14:33
N.F
Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat Gjatë fj...
Politike
6 Qershor 2024, 14:32
r.ll
sali berisha
TIRANË- Në tetor të vitit 2023, znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, gjatë vizitës së sa...
Politike
6 Qershor 2024, 14:24
Giovanni Tizian
edi rama, giorgia meloni
ITALI-Porti i Shëngjinit i kthyer në një skenë farsë me dy protagonistë, kryeministren Giorgia Melo...
Politike
6 Qershor 2024, 14:16
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjat&e...