Politike

Berisha: PD e ka shpallur se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari, do të jetë begatia për qytetarët

Gjithashtu Berisha premtoi se PD e ka shpallur se epiqendra e programit do të jetë investimi te qytetari dhe do të jetë begatia për qytetarët. 

6 Qershor 2024, 20:41 Nga E. D
Berisha: PD e ka shpallur se epiqendra e programit tonë do të
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka folur rreth programin të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2025. Gjithashtu Berisha premtoi se PD e ka shpallur se epiqendra e programit do të jetë investimi te qytetari dhe do të jetë begatia për qytetarët. 

"Në vend sot bien kudo sirenat e skamjes. Sirenat e xhepit bosh. Sirenat e numërimit të kafshatës. Edi Rama rrokullisi Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për të ardhura për frymë. Me rrogat më të ulëta. Shndërroi pasuritë përrallore të vendit në një mallkim për qytetarët dhe parajsë për bandën e tij. Miqtë e mi, duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të mos numërojnë paratë e jetesës së tyre.

Të mos numërojnë ushqimet që marrin për të kaluar muajin. Që shqiptarët të kenë mundësi të përfitojnë nga pasuritë e këtij vendi. PD e ka shpallur dhe e shpall se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari. Do të jetë begatia për qytetarët. Do të jetë ripopullimi i Shqipërisë. Do të jetë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Do të jetë Shqipëria në rrugën e integrimit, e sigurt vend anëtar i BE.

Sot në historinë e botës është një ditë e madhe. Është dita e zbarkimit në Normandi të fuqive aleate, zbarkim që shpëtoi Europën nga tirania e zezë. Nderim të gjithë atyre që ranë dhe fituan pavdekësinë për lirinë e Europës, lirinë e kombeve të tyre. Por sot duhet të rikujtoj se midis të gjithë diktaturave, më e zeza, më brutalja, më mizorja është diktatura e krimit dhe e bandave. Është diktatura që ka larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE 1 milion shqiptarë. Ndaj dhe luftëtarë lirie, të përmbushim misionin tonë, të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll