Aktualitet

Akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet 65-vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës

Bëhet me dije se 65-vjeçari K.K, është dënuar nga Gjykata e Durrësit me burg për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

6 Qershor 2024, 14:41 Nga S.B
Akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash, arrestohet 65-vjeçari i
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohet një 65-vjeçar i shpallur në kërkim në Durrës. Bëhet me dije se 65-vjeçari K.K, është dënuar nga Gjykata e Durrësit me burg për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Me rastin do të merret për detaje të mëtejshme Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

durres

Sondazh

Poll