Aktualitet

Ankandi publik, APP rekomandime institucioneve për procedurat nga konflikti i interesit tek vlerat

Në një shkresë të saj Agjencia e Prokurimit Publik radhit një listë të gjatë me rekomandime të cilat kanë dalë si rezultat i konstatimeve që ky institucion ka bërë gjatë monitorimeve të tilla të ngjashme.

6 Qershor 2024, 12:28 Nga M.B
Ankandi publik, APP rekomandime institucioneve për procedurat nga konflikti
Foto ilustruese

TIRANA- Institucioneve publike u është rekomanduar që të shohin me kujdes procedurat e ankandit të lidhura këto me kuadrin ligjor dhe konkretisht në pika të tilla si llogaritja e vlerës fillestare të hapjes së tij, deklarimi i konfliktit të interesit, nxitja e pjesëmarrjes më të gjerë duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe të mesme. Në një shkresë të saj Agjencia e Prokurimit Publik radhit një listë të gjatë me rekomandime të cilat kanë dalë si rezultat i konstatimeve që ky institucion ka bërë gjatë monitorimeve të tilla të ngjashme.

“Marrë shkas nga gjetjet e evidentuara në kuadër të procesit të monitorimit,  me qëllim orientimin e autoriteteve shitëse në  drejtim të zbatimit me rigorozitet të ligjit të ankandit publik APP rekomandon që

Gjithashtu,  operatorët  ekonomikë ofertues në një procedurë ankandi duhet të deklarojnë mbi gjendjen e konfliktit të interesit në lidhje me anëtarët e njësisë së ankandit në momentin e dorëzimit të ofertës siç përcaktohet në kreun V,  pika 5 .2,   germa “a” të VKM.

Gjithashtu, në rastin kur objekti i ankandit përbëhet nga skrape të çfarëdolloj natyre,  në përllogaritjen e vlerës fillestare  të ankandit,  komisioni  i posaçëm i vlerësimit duhet të bazohet, përveç sa parashikohet në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 2.1,  të VKM, edhe në mesataren e çmimit të bursave ndërkombëtare për kategoritë përkatëse të skrapit.

Autoritetet  shitëse  duhet të mbajnë  në vëmendje  që informacioni   specifik  duhet te jete  pjese e dokumenteve   te  ankandit.  Nga  procesi  i  verifikimit   rezultoi  se,  ne disa  raste,   autoritetet shitëse  nuk  kane  përcaktuar   ne  mënyrë  te  qarte  apo  te plate  informacionin   specifik,   duke mos përcaktuar   specifikimet  teknike  apo grafikun  e zbatimit  te kontratës,  si një informacion  i rëndësishëm   qe u shërben  operatoreve   ne përgatitjen   e ofertave  te tyre,  sikurse  përcaktohet ne piken  1,   te nenit  12,  te LAP dhe ne kreun III,  pikat  3.1 dhe 3.3   te VKM.

8.Autoritetet  shitëse  duhet  te mbajnë  ne vëmendje  gjate hartimit  te kritereve  të pranimit,  që të shprehen  në mënyre  të qartë dhe konkrete  për të gjithë elementet  e nevojshëm,   të cilët  duhet të plotësohen  për përmbushjen   me sukses  të kriterit,  me qëllim  shmangien  e paqartësive  dhe konfuzionit  të kandidatet  blerës  të interesuar  për te marre  pjese në procedurën  e ankandit,   si dhe shmangien  e problematikave    gjate procesit  te vlerësimit  te ofertave.

Nga procesi  i  verifikimit  rezultoi  se,  ne disa raste,  autoritetet  shitëse  nuk  kanë vepruar  sipas parashikimeve   të  mësipërme,   pasi  nuk  kane  zhvilluar  procedurat   lidhur  me  përcaktimin   e vlerës  së hapit  te  dhënies  së ofertave,  por  e kanë  shpallur  fituesin  e procedurës   bazuar  në ofertën  fillestare  të paraqitur  prej tij.

dhe të vlerësojnë sitë  vlefshme, vetëm ofertat, te cilat janë në përputhje metë  gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara ne dokumentet e ankandit,  sipas përcaktimeve të nenit 36, pika 3,  te LAP.

Kjo  pasi,  në  disa  raste  ka  rezultuar  se,  autoriteti  shitës  e  ka  dokumentuar  procesin  e vlerësimit te  ofertave nëpërmjet një procesverbalit te mbajtur për ketë  qellim, por është shprehur në mënyre të përgjithshme mbi përmbushjen e kritereve të pranimit. Bazuar ne dispozitën e sipercituar,  autoriteti shitës,  ne funksion te lejimit te kontrollit te zbatimit te ligjit,  duhet te pasqyroje ne mënyrë te  detajuar procesin e vlerësimit  te  ofertave,  ku te specifikohet plotësimi i  secilit kriter me dokumentacionin përkatës provues te paraqitur nga ofertuesi.

Kjo pasi,  kemi vërejtur  se ne disa raste autoritetet  shitëse  raportojnë  për procedura  objekti  i të cilave   nuk përfshihet  në fushën  e zbatimit  te LAP,   të cilat   zhvillohet  sipas përcaktimeve në akte të tjera ligjore ose nënligjore”./ Monitor

ankandi publik

Sondazh

Poll