Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit. 

6 Qershor 2024, 10:56 Nga N.F
VIDEO+FOTO/ Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë
Policia

TIRANË- Ditën e sotme opozita po zhvillon një proteste para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare ndërsa kanë vijuar tensionet.

Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit. 

"Hapeni rrugën!" dëgjohen protestuesit ndërsa kërkojnë të futen në Kuvend të thyejnë kordonin e policisë.

Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione. 

 

protesta e opozites 6 qershor 2024

Sondazh

Poll