Aktualitet

Dhunoi motrën dhe nënën e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Mësohet se i riu me inicialet M.S ka dhunuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

6 Qershor 2024, 10:59 Nga S.B
Dhunoi motrën dhe nënën e pajisur me urdhër mbrojtjeje,
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar në Korçë. Mësohet se i riu me inicialet M.S ka dhunuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Bëhet me dije se nëna ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje para episodit të dhunës. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin M. S., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën dhe nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

korce dhune

Sondazh

Poll