Aktualitet

Theu urdhrin e mbrojtjes dhe përndoqi ish-bashkëshorten, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Vaun e Dejës

Mësohet se ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit e ka denoncuar në Polici për përndjekje.

6 Qershor 2024, 11:07 Nga S.B
Theu urdhrin e mbrojtjes dhe përndoqi ish-bashkëshorten, shpallet
foto ilustruese

SHKODËR- Shpallet në kërkim një 39-vjeçar në Vaun e Dejës, Shkodër. Mësohet se ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit e ka denoncuar në Polici për përndjekje.

Gjithashtu denoncuesja ka thënë se ish-bashkëshorti ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke i shkuar afër banesës së prindërve të saj.  

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Bërdicë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e përndjek dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke iu afruar banesës së prindërve të saj.

vau i dejes perndjekje

Sondazh

Poll