Politike

Malltezi flet me emra: Dy ish-deputetë nuk e shohin të favorshme kandidaturën time për në krye të PD!

Por Malltezi zbuloi për herë të parë edhe emrat e dy ish deputetëve që nuk e shohin të favorshme kandidaturën e saj për në krye të PD-së. Sipas saj, ata janë Myslim Murrizi dhe Belind Këlliçi.

5 Qershor 2024, 22:08 Nga B.Z
Malltezi flet me emra: Dy ish-deputetë nuk e shohin të favorshme
Argita Malltezi

TIRANË - Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mohuar mbrëmjen e sotme se do të jetë në krye të demokratëve. E ftuar në emisionin "Quo Vadis" në Vizion Plus Malltezi u shpreh se sipas saj, arsyeja e daljes në media, është të përcjellë zërin e babait të saj Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi, të cilët për shkak se janë në arrest shtëpie, nuk mund të dalin dhe të flasin lirshëm.

Malltezi zbuloi për herë të parë edhe emrat e dy ish-deputetëve që nuk e shohin të favorshme kandidaturën e saj për në krye të PD-së. Sipas saj, ata janë Myslim Murrizi dhe Belind Këlliçi.

Arsyeja pse kam dalë tani është për ti dhënë zë kësaj betej politike që babai dhe bashkëshorti im nuk i japin dot për shkakj të një vendimi të padrejtë gjykate. Rikthimi i Berishës në liri nuk do e bënte të nevojshme daljen time politike. PD ka një pjesë njerëzish që ndoshta do më shihnin më të favorshëm nëse do kandidoja, por ka edhe mendje ndryshe siç janë zoti Murrizi dhe zoti Këlliçi”, tha Argita Malltezi.

argita malltezi belind këlliçi myslim murrizi

Sondazh

Poll