Bota

Përmbytje të mëdha në provincën e Brescias, 30 persona shpëtohen nga zjarrfikësit

Gjithashtu 30 persona janë shpëtuar nga Zjarrfikëset, duke përfshirë familje të izoluara dhe disa pushues në një kamping.

5 Qershor 2024, 17:40 Nga E. D
Përmbytje të mëdha në provincën e Brescias, 30 persona
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një stuhi e fortë shkaktoi daljen e përroit Chiese gjatë natës, duke përmbytur rrugët në provincën e Brescias. Më pas, balta mbushi shtëpitë dhe dyqanet në komunën e vogël të Vobarno, Collio, në provincën e Brescias. Ajo u shkaktua nga një valë e fortë e motit të keq që goditi zonën pasditen e së martës 4 qershor. 

Gjithashtu 30 persona janë shpëtuar nga zjarrfikëset, duke përfshirë familje të izoluara dhe disa pushues në një kamping. Ndërsa imazhet e publikuara nga Shërbimi Kombëtar Italian i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, tregojnë se zjarrfikësit dhe urgjencat janë duke punuar për të pastruar rrugët. Sipas autoriteteve italiane më shumë se 70 zjarrfikëse u vendosën në ndihmë qytetarëve.

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll