Politike

VIDEO/ Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në dalje të kampit të Gjadrit: Badigardët tuaj po më dhunojnë

Mësohet se deputeti opozitar i partisë Piu Europa, ka ardhur sot në Gjadër për të kundërshtuar marrëveshjen e emigrantëve mes Melonit dhe kryeministrit Edi Rama.

5 Qershor 2024, 14:39 Nga I.A
VIDEO/ Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në dalje
Perplasja

LEZHË- Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi është përplasur ditën e sotme në kryeministren italiane Giorgia Meloni në Gjadër të Lezhës. Mësohet se deputeti opozitar i partisë Piu Europa, ka ardhur sot në Gjadër për të kundërshtuar marrëveshjen e emigrantëve mes Melonit dhe kryeministrit Edi Rama. Ai i ka kërkuar llogari Melonit gjatë përplasjes në dalje të pikës së kontrollit në Shëngjin, ndërsa e ka akuzuar atë se po bën fushatë elektorale.

"Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, i drejtohet ai Melonit.

 

Debati i Plotë:

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pashpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (Gardës)

Maggi: Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vij turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelën e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

riccardo maggi giorgia meloni

Sondazh

Poll