Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, shkak bojkotimi treditor i Dhomës së Avokatisë

Shtyrja e gjyqit ndaj Paplekajt erdhi pas vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar për tre ditë seancat pas dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në intubim në një klinikë private në Athinë.

5 Qershor 2024, 11:16 Nga N.F

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër

Arbër Paplekaj dhe biznesmeni i vrarë

TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj. Shtyrja e gjyqit ndaj Paplekajt erdhi pas vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar për tre ditë seancat pas dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në intubim në një klinikë private në Athinë.

Raportohet se seanca e radhës ndaj Palekajt është planifikuar të zhvillohet më datën 21 Qershor në orën 09:30. Ish-oficeri i RENEA-s Arbër Paplekajn akuzohet për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.

“Përshëndetje! Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se: Sot me date 05.06.2024, ora 09:30, ishte planifikuar seanca gjyqësore e cështjes penale ndaj te pandehurve Arbër Paplekaj, etj.

Mbi bazën e vendimit nr. 1, datë 04.06.2024 të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për “Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale….”, seanca gjyqësore u shty në datë 21.06.2024, ora 09:30. Ju faleminderit!”, njoftoi gjykata.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?


Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

arbër paplekaj seanca dhoma e avokatise sokol mengjesi

Sondazh

Poll