Aktualitet

Pistë hetimi është konkurrenca/ Dalin PAMJET nga makinat e djegura në Kamëz, kush është pronari i bizneit të hapur para 5 ditësh (EMRI)

Në pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, janë konstatuar 2 persona që në duar mbajnë shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se ata janë futur brenda biznesit dhe i kanë vënë flakën makinave.

5 Qershor 2024, 10:18 Nga r.ll
Pistë hetimi është konkurrenca/ Dalin PAMJET nga makinat e
pamje nga zjarri

KAMËZ- Kanë dalë pamjet nga automjetet e djegura nga biznesi i makinave me qera në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Donald Trump", rreth orës 04:00. Deri tani pista e hetimit është konkurenca, pasi policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

Biznesi ishte hapur para 5 ditësh dhe është në pronësi të Edjon Hoxhës. Ky i fundit në deklaratën e tij për policinë është shprehur se nuk ka asnjë problem dhe konflikte me ndonjë njeri, apo biznes tjetër.

Në pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, janë konstatuar 2 persona që në duar mbajnë shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se ata janë futur brenda biznesit dhe i kanë vënë flakën makinave. Grupi hetimor pritet të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen. 

 

 

edjon hoxha zjarr ne kamez

Sondazh

Poll