Aktualitet

Zjarri në pikën e makinave me qira në Kamëz, shoqërohen 4 persona, çfarë kapën kamerat e sigurisë?

Një prej tyre ka hedhur benzi dhe u ka vënë flakën makinave, ndërsa, tjetri e ka pritur në rrugicë.

5 Qershor 2024, 11:06 Nga M.B
Zjarri në pikën e makinave me qira në Kamëz, shoqërohen
Foto nga vendi i ngjarjes

KAMZA- Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Komëz ku disa makinave që jpeshin me qira u është vendosur zjarr.  Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të maskuar me kapuç, të cilët kanë hyrë nga një rrugicë pa ndriçim dhe kanë kaluar rrjetën në biznes.

Një prej tyre ka hedhur benzi dhe u ka vënë flakën makinave, ndërsa, tjetri e ka pritur në rrugicë. Po ashtu bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar 4 persona nga policia.

djegia e makinave

Sondazh

Poll