5 Qershor 2024, 10:33
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të një personi nën dyshimet për pastrim parash. Me anë të një njoftimi, prokuroria sqaron se përgjatë periudhës janar 2021-prill 2024, rezulton se ky persona ka përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 paund ose rreth 200 mijë euro, nga persona të ndryshëm.
Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare, sipas njoftimit, është një i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me dyshimet për pastrim parash.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit D.Ll. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë informacioni se shtetasi D.Ll, përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton të ketë përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 GBP, nga persona të ndryshëm.
Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me dyshimet për pastrim parash.
Bazuar në informacionet e mësipërme Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.3308 për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal dhe ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që kjo shumë monetare, e cila dyshohet si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohet apo të fshihet, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare.
pastrim parash
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:18
r.ll
pamje nga zjarri
KAMËZ- Kanë dalë pamjet nga automjetet e djegura nga biznesi i makinave me qera në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur n&e...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 10:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij vi...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 09:29
r.ll
pjeter pacani
TIRANË- Një nga 50 personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit është arrestuar ditën e djeshme n&eu...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 09:19
r.ll
sokol mengjesi
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të seancave gjyqësore për tre ditë, duke nisur nga dita e sotme....
Aktualitet
5 Qershor 2024, 08:57
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, It...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 08:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ekspertët: Incenerimi, faza e fundit e trajtimit të mbetjeve në hierarkinë e direktivave të BE, iu of...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 08:26
r.ll
foto ilustruese
KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz. N&e...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kromi vijon të jetë minerali me peshën më të madhe në vend për numrin e lejeve të dh&e...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 07:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme t&eu...
Aktualitet
5 Qershor 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e mërkurë moti pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme....