Aktualitet

Digjen 6 automjete në një biznes makinash me qera në Kamëz, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

5 Qershor 2024, 08:26 Nga r.ll
Digjen 6 automjete në një biznes makinash me qera në Kamëz,
foto ilustruese

KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz. Në një biznes makinash me qera janë djegur gjashtë automjetete.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

digjen 6 makina ne kamez

Sondazh

Poll