Bota

Kryeministrit polak: Zgjedhjet evropiane mënyra e vetme për të shmangur dramën e luftës në tokat tona

Me luftën në Ukrainë dhe krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, Tusk e ka cilësuar votimin e 9 qershorit në Poloni si një zgjedhje midis një të ardhmeje të sigurt në një vend në zemër të Bashkimit Evropian.

4 Qershor 2024, 22:58 Nga E. D
Kryeministrit polak: Zgjedhjet evropiane mënyra e vetme për të
Donald Tusk

POLONI- Mijëra mbështetës të kryeministrit polak Donald Tusk u mblodhën në kryeqytetin Varshavë të martën përpara zgjedhjeve evropiane që kreu i qeverisë tha se janë vendimtare për sigurinë e Polonisë pasi ajo përballet me tensione të shtuara në kufirin e saj lindor.

Me luftën në Ukrainë dhe krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, Tusk e ka cilësuar votimin e 9 qershorit në Poloni si një zgjedhje midis një të ardhmeje të sigurt në një vend në zemër të Bashkimit Evropian.

“Ne të gjithë jemi të fokusuar çdo ditë… për ta bërë Poloninë të fortë, për ta bërë Evropën të fortë, polakët të bashkuar dhe Europën të bashkuar, sepse kjo është mënyra e vetme për të shmangur dramën e luftës këtu në tokat tona”, tha Tusk.

donald tusk

Sondazh

Poll